E BUJSHME! Hera e katërt në stol, Gugash Magani rikthehet në futbollin shqiptar

Besa

Besa ka lëvizur me shpejtësi në pankinë, duke rikthyer në drejtim një emër të njohur për tifozët kavajas, Gugash Maganin. Vendimi vjen vetëm pak ditë pas largimit të trajnerit Shpëtim Duro,  i larguar pas humbjes ndaj Apolonisë.

Për Maganin, kjo është eksperienca e katërt në drejtimin e Besës, një klub me të cilin ka ndarë sfida, emocione dhe periudha të rëndësishme në karrierën e tij. Rikthimi i tij shihet si përpjekje për të sjellë stabilitet, qartësi taktike dhe për të ringjallur ekipin në këtë fazë delikate të sezonit

Te Besa besojnë se Magani është profili i duhur për të rikthyer Besën në rrugën e rezultateve pozitive, ndërsa trajneri pritet të nisë menjëherë punën me skuadrën dhe aventura e tij e parë është ndaj Burrelit ku do synojë ti japë ekipit identitet. Nën drejtimin e tij, verdhezinjtë shpresojnë të lënë pas periudhën e vështirë dhe të ndërtojnë një ecuri më të qëndrueshme në ndeshje t e ardhshme.

LEXO ME SHUME:“Djemtë u dhanë përgjigje kritikëve” Moriero i jep zemër Flamurtarit dhe i thur elozhe mbrojtësit: është lojtari që tërheq skuadrën

Related posts

Dëmtimi ndaj Egnatias rezulton serioz, operacion dhe sezon i mbyllur për një nga lojtarët kyç

EKSKLUZIVE/ “Je 40 vjeç, mos bëj skena!” Përplasje e fortë mes Banos dhe kapitenit Canka, çfarë ndodhi pas ndeshjes Lushnja-Luftëtari

“100 mijë euro premio për të na mundur!”/ Presidenti i Elbasanit zbulon prapaskenën, tregon incidentet në Vlorë: Lojtarët e Flamurtarit goditën futbollistët tanë