Berisha u fut papritur në selinë e PD! Basha habitet kur sheh Komisionin e Rithemelimit

Mesditën e sotme, Komisioni i Rithemelimit të PD, i kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu.

Berisha ka hyrë me entuziazëm në selinë blu ku ka përshëndetur në çdo zyrë demokratët. Më pas Berisha i është drejtuar sallës ku do të zhvillohet takimi me Komisionin e Rithemelimit të PD-së.

Në këtë moment, Berisha tha se u kanë marrë karriget dhe bëri batutën epike: “Çmenduria e Bashës ka marrë fund, i ka marrë gjitha karriget në zyrën e tij nuk i mjafton karrigia e tij por ka marrë edhe tonat (qesh)”

Brenda PD-së po zhvillohen dy takime paralele, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e PD-së, ndërsa në zyrën ngjitur po zhvillohet takimi mes Berishës dhe anëtarëve të Rithemelimit të PD-së.

Basha u nxi në fytyrë teksa Komisioni i Rithemelimit u vendos në PD.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….