Berisha: Rama do dështojë në krijimin e dy PD-ve, Basha synon t’i… (VIDEO)

Lideri historik demokrat, Sali Berisha tha se Edi Rama ka për qëllim që të krijojë dy PD. Por ai tha se Rama do të dështojë sërish.

“Qëllimi i Ramës është të krijohen dy PD. Por ka dështuar dhe do të dështojë në mënyrë të përsëritur. Të besosh se Alibeaj është kryetar i PD, mohon në mënyrë më absurde kuvendin e 11 dhjetorit, që e ka shkarkuar atë. Padinë në gjykatë e ka bërë si kryetar i emëruar nga Gaz Bardhi,” tha Berisha.

“Alibeaj është peng politik i Edi Ramës. Alibeaj po bën gjithçka të faktojë se ka dy PD. Koha është ajo që do i nxjerrë më mirë gjërat”.

Lideri historik u pyet për disa deklarime të Lulzim Bashës nëpër takimet e tij se do ketë arrestime brenda grupit të rithemelimit.

“Gjërat duhet t’i shohim në rrafshin politik. Janë një seri përpjekjesh për t’i dhuruar Edi Ramës sërish pushtetin vendor. Ai përpiqet që ta shfrytëzojë pengun e tij. Nga ajo mbledhje ku Basha dha dorëheqjen, doli platforma që kreu i PD të zgjidhet pas zgjedhjeve. Imagjino çfarë dhurate do ishte kjo për Edi Ramën,” tha Berisha.

Në fillim të konferencës, Berisha tha se vlerëson raportin e fundit të Departamentit të Shtetit si një skenar preciz të situatës së rëndë në vend.

I pyetur se përse e vlerëson DASH për raportin, por jo për vendimin e marrë kundër tij, Berisha tha: “Thjesht një fakt, një provë, një dokument për të bërë të besueshëm çdo gjë. Por pa një fakt, pa një provë, pa një dokument është e pamundur që një njeri i lirë të pranojë diçka të tillë. Çdo njeri i civilizuar nuk mund ta pranojë. Nuk jam vetëm unë, janë edhe të tjerë”.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…