Berisha publikon fotot: Ndrikull Xhaçka në hotel me 5 yje në Himarë, pas vizitës në Kakavijë

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon për situatën kaotike të krijuar në doganën e Kakavijës, ku qytetarët janë bllokuar prej dy ditësh, duke krijuar radhë kilometrike, për shkak të shtrëngimit të masave të pandemisë nga Greqia.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ish-kryeministri publikon dy fotografi të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila, sipas Berishës, po pushon në një hotel me pesë yje në Himarë.

“Ndrikull Xhaçka nga Kakavia kthehet dhe shpreh pikellimin e saj ne Hotelin me pese yje ne Himare. Foto tregon se respekton fort edhe distancen sociale! sb”, shkruan Berisha.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025