Berisha për inceneratorët: Ahmetaj është truri, në krye të aferës janë Rama dhe…

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se kryeministri Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçi janë hajdutët kryesorë dhe ata që kanë firmosur për aferën e inceneratorëve.  

Ai e quajti ish-zv-kryeministrin Arben Ahmetaj trurin e kësaj afere, duke e cilësuar si një hajdut të specializuar. 

“Arratisja e superministrit tregon moralin e ulët të bandës kriminale që është në pushtet. Pas Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçit, të cilët janë në binom, Ahmetaj është truri, njeriu më kryesor në aferën e korrupsionit. Është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha. 

“Qeveria funksionon si organizatë kriminale. Komisioni Hetimor për çështjen e inceneratorëve faktoi përfundimisht se kemi një organizatë të mirëfilltë kriminiale. Nuk ka kontratë të shtetit që nuk shkon në Ministrinë e Financave. Nuk ka ministër Financash që mund të pengohet të kundërshtojë kontratat e paligjshme, Ahmetaj i shihte kontratat korruptive si anash, dhe i shtynte”, tha më tej Berisha.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…