Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka mohuar tezat për një kandidim të mundshëm të Gazment Bardhit në zgjedhjet e 2025.
Në konferencën e përbashkët me gazetarët, Berisha u shpreh se të gjitha hipotezat mund të ngrihen, por Sali Berisha kurrë nuk do të frenojë as Gazment Bardhin, apo cilindo të marrë pjesë në cilëndo garë të hapur në PD.
“Tani të gjitha hipotezat mund të ngrihen, por Sali Berisha kurrë nuk do të frenojë njeri, as Gazment Bardhin dhe cilindo tjetër të marrë pjesë në cilëndo garë të hapur për PD.
Ky është qëndrim i pandryshueshëm i Sali Berishës. Unë kam risjellë në këtë parti garën e vërtetë. Ka të drejtë të garojë për çdo post.
Ka një ndryshim si dita me natën mes PD sot dhe PS ku nuk votohet asnjë zyrtar. Ku nuk votohet asnjë, ku vetëm komunikohet”, është shprehur Berisha.