Berisha ngjitet në podium, protestuesit shpërthejnë në ovacione: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”

Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në podium dhe po flet para sheshit të mbushur më mijëra protestues. Në momentin që ai po fliste për arsyet që qytetarët duhet të protestojnë, sheshi shpërtheu në ovacione. 

“O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do,”- thonë ata ndër të tjera. 

Protesta e Partisë Demokratike ka nisur. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në shesh bashkë me mbështetësit e tij. Bulevardi përballë kryeministrisë është mbushur me mijëra qytetarë që do të protestojnë kundër qeverisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare.

Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” është bllokuar qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024