Berisha në Fushë Alie: Nuk jam kundër investimeve të huaja, por…

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorë dhe mbështetës demokratë në zonën e Fushë Alie në Dibër.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Skavica nuk mund të ndërtohet, pasi nuk mund të përmbytet Dibra.

‘Dibrën e kërcënon përmbytja e madhe, me një digë e tëra korruptive, ajo e Skavicës. Dje i thashë ministrit Manja, që hajde e ikim bashkë me Fushë Aliaj dhe të ja japim fjalën popullit. Ne nuk e përmbysim historinë tonë, nuk e përmbysim Dibrën.

Unë nuk jam kurrë kundër investimeve të huaja, amerikane jo e jo. Por unë do të jem përherë gardian i interesit tuaj.

Së dyti, kompania amerikane që Rama ja ka dhënë ndërtimin pa tender, u fut në Shqipëri nga Sali Berisha, ndërtoi Rrugën e Kombit. E fitoi me tenderin e shpallur në median ndërkombëtar. Kurse Rama e ka dhënë me prokurim direkt, as në Shqipëri as në SHBA, përveç me tender. Para janë tuajat, janë djersa juaj, taksat tuaja.

Ulsiu harron që është dibran dhe merr përsipër të mbështesë një projekt, që një dibran i vërtetë nuk do e mbështeste kurrë.

Skavica shënon hordhinë më barbare ndaj Dibrës, ajo nuk do të ndërtohet kurrë për përmbytjen e Dibrës’, tha lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Fushë Alie.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…