Berisha mbledh strukturat në Tiranë, zbardhen diskutimet brenda mbledhjes! Bardhi kërkon të bllokojë Parlamentin

Zbardhet debati me dyer të mbyllura brenda mbledhjes së përbashkët të grupit të demokratëve, mbështetës të grupit të Sali Berishes dhe të Gazmend Bardhit.

“BW” ka zbardhur diskutimet nga mbledhja e djeshme e demokratëve, ku flitet për një aksion më të fortë opozitar. Gjatë fjalës së tij Bardhi flet për një qëndrim unison, ndërsa sugjeron që opozita të mos lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar.

“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarzimin. Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca do të vazhdoje te rrezoje kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, apo mospranimin e ndryshimit te anëtareve të komisionit te posaçëm te reformës zgjedhore. 

Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë venë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet te kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë”, tha Bardhi.

Ndërkohë, Berisha i cili është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, sugjeron që të bëhet një letër publike dhe t’u sqarohet kancelarive dhe ndërkombëtarëve ajo çka po ndodh sipas tij në Kuvend dhe se si trajtohet opozita. 

“Mendoj se ne duhet të bëjmë një letër, edhe publike, dhe tua shpërndajmë kancelarive ndërkombëtare dhe t’i vëmë në dijeni se çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar, së çfarë po ndodh me opozitën.

Më pas duhet te mbledhim partitë aleate, ku mund te diskutojmë për situatën në fjalë dhe hapi i fundit është përplasja, në mënyrë që të mos lejojmë zhvillimin normal të seancave parlamentare, por t’i bllokojmë ato.”, sugjeron Berisha.

Ndërkohë Berisha shprehet kundër bojkotit parlamentar.

“Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamentit. Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, (I referohet djegies së mandateve, braktisja e zgjedhjeve) por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë neper këmbë opozitën, siç ndodhi ne seancën e fundit parlamentare”, tha ai.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare