Berisha i ftoi në Kuvendin e tij, ky është demokrati i parë që mbërrin te selia e PD-së/ Ja ku ndodhet Lulzim Basha

Nën moton ‘Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar” Sali Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ditë e cila sipas tij do të shënojë rithemelimin e PD.

Po çfarë po ndodh në selinë blu?

Situata atje është e qetë dhe i vetmi përfaqësues i lartë që ka mbërritur deri më tani është sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi.

Lulzim Basha nuk ka mbërritur ende në seli, ku gjatë ditës së sotme, pritet që të ketë një festë në mesditë, ku do të zbulohet edhe një pllakatë me firmat e të gjithë themeluesve të PD-së.

Ashtu siç pritej, Basha dhe mbështetësit e tij kanë refuzuar që të jenë pjesë e Kuvendit të Berishës, dhe mbeten besnikë të datës 18.

Related posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA