Bëri krenarë gjithë shqiptarët! Ja dy performancat e Gala Aliajt që e bënë fituese të ‘The Voice Kids’ në Belgjikë

Gala Aliaj, vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj, ka bërë krenarë gjithë shqiptarët duke u shpallur fituese e ‘The Voice Kids’ në Belgjikë.

15-vjeçarja mahniti jurinë dhe publikun me dy performanca të saj.

Ajo u ngjit në këngë dhe interpretoi këngët ‘Goodbye Yellow Brick Road’ të Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ të Adele.

“E pavërtetë, nuk mund ta besoj këtë. Unë fitova,”- shkroi Gala Aliaj në një postim në rrjetet sociale, ku postoi foto krah babai të saj, i cili ishte në skenë në momentin që u shpall emri i 15-vjeçares si fituese.

Ky është padyshim një sukses i jashtëzakonshëm për Galan dhe pikënisja e një karrierë të gjatë në muzikë.

Ja dy performancat e saj në skenën e ‘The Voice Kids’, mbrëmjen e djeshme:

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…