Bëri gjoks e vithe, bleu dhe makinë/ Si e mashtroi menaxherja e sallonit të bukurisë shtetin me pagat e punëtorëve për pandeminë

Paratë që përfitoi ajo investoi në kirurgji plastike, duke bërë gjoksin dhe vithet.

“Menaxherja e sallonit të bukurie në Seine-Saint-Denis dyshohet për përvetësimin e ndihmave për papunësinë e pjesshme të zbatuar nga shteti pas shpërthimit të Covid-19” shkruajnë mediat franceze.

Gruaja, 38 vjeçare, përfitoi 210,000 euro ndihmë financiare pasi raportoi në faqen e internetit të krijuar nga shteti gjatë mbylljes nga pandemia se kishte 50 punonjës pa paga, por që në realitet nuk ekzistonin.

“Një deklaratë e thjeshtë në internet ishte e mjaftueshme atëherë, nuk kishte kontroll”, specifikon një gjyqtar.

Siupas hetimeve, ajo fillimisht shpenzoi 12,000 euro për të bërë gjoksin dhe vithet e saj tek një kirurg. Më pas bleu një automjet për 35,000 euro dhe sende të tjera luksi.

Shëndet i dobët mendor

Përveç kësaj, ajo pagoi tarifat e shkollës së katër fëmijëve të saj me një çek për 25,000 euro dhe depozitoi 90,000 euro në llogaritë e tyre bankare. Gruaja u kujdes gjithashtu të linte 86,500 euro mënjanë.

Para policisë, ajo e shpjegoi qasjen e saj me një shëndet të brishtë mendor.

Ajo do të duhet të paraqitet para gjykatë në Paris në 22 tetor, përpara një gjykimi të mundshëm.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….