Berat, PD ndalon një furgon me ushqime: Do të shpërndaheshin në lagjet e varfra, krim elektoral

Partia Demokratike në Berat ka deklaruar se ka identifikuar dhe bllokuar mbrëmjen e sotme në flagrancë një furgon që ato mendojnë se i përket bashkisë, të mbushur me ushqime që sipas informacioneve të tyre do të shpërndaheshin në disa lagje të varfra të qytetit.

Pas hapjes së derës së furgonit është parë se ai mbante kuti ushqimore mbi të cilat shkruhej “Ndihma nga Rezervat e shtetit”.

Efektivë të shumtë policie të kryesuar nga drejtori i DPV Berat Neritan Nallbati janë në vendngjarje dhe janë në pritje të oficerit të Policisë pranë Prokurorisë së Rrethit. Berat.

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Beratit, Tomor Alizoti ka deklaruar se ky është një veprim i turpshëm dhe një skandal elektoral që po ndodh disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Alizoti ka deklaruar se, “ndihmat po ndahen nga Partia Socialiste për t’u blerë votat qytetarëve”.

Related posts

Shënon rritje paundi britanik/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 12 korrik 2024

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari