Berat Gjimshiti, asist e dëmtim! Ndizet alarmi te Kombëtarja, mbrojtësi del duke çaluar (video)

Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti nuk arrin dot ta mbyllë 90 minutëshin në sfidën ndaj Empolit. Sirenat e alarmit duhet të fillojnë të bien për stafin e Kombëtares shqiptare të futbollit, pak javë para grumbullimit të kuqezinjve për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2026 ndaj Anglisë dhe Andorrës, pasi mbrojtësi ka lënë sot i dëmtuar fushën e lojës në ndeshjen e Atalantës në kampionat ndaj Empolit.

Ndërsa ai i cili duhet të jetë partneri i tij në prapavijën kuqezi, Ardian Ismajli, vazhdon të jetë jashtë për shkak të problemeve fizike dhe sot ndoqi ndeshjen si spektator, Gjimshiti ishte titullar në radhët e skuadrës bergamaske dhe regjistroi edhe asist për golin e rezultatit të përkohshëm 2-0.

Por në pjesën e dytë, pas më shumë se një ore lojë, ai sinjalizoi se kishte probleme në kaviljen e këmbës së majtë dhe nuk mund të vazhdonte, pasi kishte përkeqësuar një lëndim që e kishte pësuar në pjesën e parë të ndeshjes. Kësisoj, Gasperini e largoi atë nga fusha, me Berat Gjimshiti-n i cili doli duke çaluar dhe dukshëm i dëshpëruar për këtë situatë.

LEXO ME SHUME:“Anonim, i mungon personaliteti”/ Në Itali vijojnë të kritikojnë Kristjan Asllanin, nota për ndeshjen me Genoan (FOTO)

GRUPI I SHQIPËRISË

Shqipëria është shortuar në grupin e hekurt, duke gjetur kundërshtarë në Grupin K një superfuqi si Anglia dhe një rival të përjetshëm si Serbia. Dy njohje të vjetra, me të cilat përplasjet nuk na kanë munguar: nëse ndaj Tre Luanëve njohim vetëm humbje në 6 precedentët, të gjitha në kualifikueset e Botërorit, me Serbinë historia e vetme është ajo e kualifikueseve të Europianit 2016 dhe ngjarjen famëkeqe të Begradit, që shtynë kuqezinjtë drejt arritjes historike për herë të parë në finalet e një turneu madhor. Letonia është kundërshtari i dalë nga vazo e katërt dhe kundër tyre është një rekord më vete për Guiness: kurrë asnjë prej skuadrave nuk ka mundur të kalojë njëra-tjetrën, duke barazuar në të 5 precedentët. Andorra është kundërshtari më i thjeshtë, duke qenë se kuqezinjtë ishin në një grup me 5 skuadra.

 

Related posts

“Anonim, i mungon personaliteti”/ Në Itali vijojnë të kritikojnë Kristjan Asllanin, nota për ndeshjen me Genoan (FOTO)

Shpërthen ᛄhuna në futbollin shqiptar, tifozët hyjnë në fushë dhe godasin lojtarët kundërshtarë (video)

Humbja e parë e Egnatias në vitin 2025, Edlir Tetova nuk fshihet: Ndeshja më e dobët që kemi bërë