Berat Gjimshiti në histori, fiton Europa League si kapiten dhe bëhet “mur” ndaj Leverkusen, prish magjinë e Leverkusen pas 51 ndeshjesh

Berat Gjimshiti

Atalanta ka fituar Europa League pasi ka mposhtur me rezultatin 3 me 0 Bayer Leverkusen. Ndeshjen e vendosi i vetëm Lookman me tri golat e tij.

Berat Gjimshiti ishte kapiten i Atalantës në këtë ndeshje. Mbrojtësi i Kombëtares u tregua i pakalueshëm. Në anën tjetër Granit Xhaka u aktuvizua për Leverkusenin.

Me humbjen e sotme përfundon  dhe ecuria e Leverkusenit, që numëronte 51 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet. Askush nuk kishte bërë më parë si ato në ligat kryesore të Europës, teksa ishte shumë pranë të mbyllte një sezon si i pamposhtur.

Tashmë festa është e Atalantës. “Magjia” e Xabi Alonsos u prish pikërisht nga klubi italian.

Related posts

Konsiderohet e ardhmja e Kosovës, Dinamo drejt firmës me mbrojtësin e Prishtinës

Rubin Kazan e nis kampionatin mbarë, dy shqiptarë shënojnë golat e fitores (video)

Ka luajtur me Shkupin dhe Llapin, Besa prezanton mbrojtësin brazilian (EMRI)