Agim Ademi udhëton drejt Beogradit ditën e enjte, zbulohet arsyeja

Beogradi

Beogradi, kryeqyteti i Serbisë do të presë kongresin e 49-të të UEFA-s të enjten! A do të jetë Agim Ademi në Beograd? Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e konfirmon se do të jetë në Beograd, në Kongresin e UEFA-s. Beogradi nesër do të jetë qendra e futbollit të Evropës dhe botës të enjten.

Kryeqyteti serb po pret Kongresin e 49-të të UEFA-s, i cili do të mirëpresë presidentët, sekretarët e përgjithshëm dhe zyrtarët e të 55 federatave që janë nën ombrellën e UEFA-s. Kongresi fillon të enjten në mëngjes në Qendrën Sava në Beograd.

Krahas zgjedhjes së tetë anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, në axhendën e këtij kongresi janë përfshirë edhe disa pika të tjera të rëndësishme të rendit të ditës që do të diskutohen dhe votohen.

Pikat kryesore në rendin e ditës të Kongresit të 49-të të UEFA-s përfshijnë:

* Zgjedhjet: – Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s (tetë anëtarë, përfshirë të paktën një grua, për një mandat katërvjeçar dhe dy anëtarë për një mandat dyvjeçar)
-Këshilli i FIFA-s (pesë anëtarë, përfshirë të paktën një grua, për një mandat katërvjeçar)

* Ratifikimi i përfaqësuesit të Ligave Evropiane në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s (për një mandat katërvjeçar)

* Raporti i Presidentit të UEFA-s dhe Komitetit Ekzekutiv dhe Raporti i Administratës së UEFA-s për vitin 2023/24

* Raporti financiar dhe deklaratat financiare për vitin 2023/24; Buxheti financiar për vitin 2025/26

* Përditësimi mbi komitetet e UEFA-s

LEXO ME SHUME:Armand Duka intervistë për faqen e UEFA-s: Ëndërrojmë Kupën e Botës, bashkëpunimi me Serbinë erdhi për…

Related posts

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin

EKSKLUZIVE/ Tirana shton “muskujt” në mbrojtje, firmos me 22-vjeçarin holandez (FOTO)

Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh