Në Big Brother Vip e kemi parë që fokusi i Beniadës nuk ka qenë jeta sentimentale, madje ka rrëfyer shumë pak për romancat e saj. Mirëpo, duket se kolegët në Top Channel i kanë nxjerrë sekretin dje. Saktësisht, Edi Manushi ka deklaruar se Beniada është në një lidhje dashurie.
Manushi tha:
“Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat.”
Beniada u kundërpërgjigj menjëherë duke thënë: “Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat…”
Moderatori, Edi Manushi, nuk e la me kaq dhe e mbylli me fjalinë:
“Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha të të dalin të palarat.”