“Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaj dhe të familjeve”, situata e rëndë në spitalet Covid/ Ja apeli i mjekes për qytetarët

Në spitalet Covid, prej 5 muajsh mjekët po luftojnë me virusin e rrezikshëm që ka prekur, sëmurur, e fatkeqësisht ka marrë e po merr cdo ditë jetë njerëzish.

Dr. Nevila Gjermeni i ka bërë sot thirrje qytetarëve që të vendosin maskën dhe të bëjnë gjithcka munden për të lehtësuar vuajtjen e familjarëve të tyre, por dhe të mjekëve.

Në një mesazh në rrjetet sociale, mjekja thotë:

“Kam që dje në orën 7 e 30 që kam dalë nga shtëpia.

Gjë që e bëj pothuajse cdo ditë në këto 5 muaj. Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët.

Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten. Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja.

Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën. Bëni gjithçka që t’ja dalim.

Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme”

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…