Bëni gati shamitë! Finalistët e “BBV3” do takohen sonte me këto persona

Surprizat për banorët finalistë të ‘Big Brother VIP Albania 3’ do të na bëjnë të lotojmë. Themi këtë, pasi burime për ‘Iconstyle’ bëjnë të ditur se sonte planifikohen surpriza të bukura për secilin prej tyre.

Për Romeo Veshajn, është planifikuar një takim me vëllain e tij binjak, Donaldin, të cilin e ka përmendur që nga hyrja në shtëpi.

Meritoni dhe Jul Deda, dy finalistët do surprizohen sonte nga nënat e tyre. Vëllai i Eglës do takohet me aktoren, ndërsa për Heidin, vjen nga Italia i ati, Genti. Kujtojmë se pak kohë më parë mami i Heidit është shprehur se ai do të vinte nëse Heidi kalonte në finale, ndaj ky është dhe momenti i duhur.

Hyrjet e familjarëve janë një prej surprizave të planifikuara për sonte. Më herët u zbulua se për Eglën po përgatitet një surprizë në Elbasan, mbase do jetë e lidhur me vëllain e saj, i cili mund ta takojë atje.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Arrestohet ish-banori i BBV, ja për çfarë akuzohet ai

Burrat e shtëpisë e dhunuan barbarisht të renë/ Arbana Osmani “shpërthen” ashpër: Burg gjithë jetën!

“Po! Është e vërtetë”/ Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP 4”