Bënë për spital 40-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit/ Policia jep detajet

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se pas një sherri kanë bërë për spital një 40 vjeçar.

Policia e Fierit ka arrestuar shtetasit E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, në Roskovec, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. S., 40 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve”- njofton policia.

Njoftimi 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasit:

E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, në Roskovec, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. S., 40 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025