Belind Këlliçi bën denoncimin e fortë! Drejtorët e administratës, fushatë për kandidatin e PS në…

Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi denoncoi përdorimin e administratës nga Partia Socialiste për të bërë fushatë në mbështetje të kandidatit socialist, Rrahim Spahiu në zgjedhjet e 6 marsit në Dibër. Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se ministrat Belinda Balluku dhe Ulsi Manja kanë sjellë drejtorët e administratës nga Tiranë në Dibër për të marrë pjesë në fushatën për Spahiun.Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike shkruan se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e di shumë mirë që një gjë e tillë është shkelje e ligjit.

POSTIMI I BELIND KËLLIÇIT:
Nga Tirana në Dibër!
Patronazhistë, në luftë për çështjen e partisë të jeni gati!
Drejtorët e administratës janë transferuar në Dibër për fushatë. Puna pret.
Shoku Ulsi, si ministër i drejtësisë, e di mirë se kjo është në shkelje të ligjit.

Çfarë po ndodh?
Deklarata e deputetit të pezulluar nga Partia Demokratike vjen më pak se një muaj larg zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, të cilat do të zhvillohen në 6 bashki të Shqipërisë: Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë. Në Dibër garojnë 4 kandidatë: Premtim Kryemadhi (Shtëpia e Lirisë), Luan Haka (PD), Rrahim Spahiu (PS) dhe Dritan Torba (Lëvizja e Re).

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij