Beleri “mollë sherri” mes Shqipërisë dhe Greqisë/ Soreca: Të gjendet shpejtë një…

Greqia ka paralajmëruar publikisht kushtëzimin e rrugëtimit të Shqipërisë në BE për shkak të çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg për korrupsion në zgjedhje.

Për tensionet Shqipëri-Greqi është pyetur këtë të mërkurë ambasadori i BE-së në ikje, Luigi Soreca.

Ai deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk dëshiron të hyjë në hollësi.

Mëgjithatë, Soreca kërkoi që të gjendet një zgjidhje e shpejtë, duke respektuar plotësisht shtetin e së drejtës.

Për çështje specifike nuk do të hyj në hollësi, kuptohet, por shpresa jonë është që të gjendet një zgjidhje e shpejtë duke respektuar plotësisht shtetin e së drejtës”, nënvizoi ambasadori i BE-së në ikje.

Related posts

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!