Bekohet me djalë në moshën 83-vjeçare/ Burri tregon për pengun që ka tani

Një mjek është bërë baba për herë të tretë në moshën 83-vjeçare dhe thotë tani jeton çdo ditë duke e ditur se nuk do të arrijë ta shohë djalin e tij të rritet. Eksperti i të ushqyerit Alberto Cormillot thotë se ai bën gjithçka që mundet tani për t’i dhënë fëmijës sa më shumë kujtime të jetë e mundur.

Gruaja e tij, Estefania Pasquini, 35 vjeçe, mbeti shtatzënë me fëmijën pas trajtimit të fertilitetit. Pavarësisht moshës së Dr. Cormillot, ai është i përfshirë në mënyrë aktive në rritjen e djalit të tij, Emilio.

Ai tha: “Unë jam i vetëdijshëm se jeta nuk është e pafund. Djali i vogël është këtu dhe unë do ta shoqëroj deri në një moment të caktuar. Derisa të ndodhë kjo, unë planifikoj të shijoj çdo ditë në maksimum dhe të bëj plane që janë më afatshkurtra, që do të thotë se e shijoj çdo ditë sa më shumë që të mundem.”

Ai përpiqet ta bëjë sa më të këndshme kohën e tyre së bashku për t’i lënë djalit të tij kujtime që mund t’i mbajë gjatë gjithë jetës.

Duke menduar për të ardhmen, Dr. Cormillot vazhdimisht lë mesazhe audio që djali i tij t’i zbulojë në të ardhmen.

Ai tha: “Kjo do të thotë se edhe pse ai është ende një fëmijë, ai ka një numër telefoni me WhatsApp në të cilin unë regjistroj audio dhe i dërgoj video.”

Alberto ka edhe dy djem të rritur, Renee dhe Adrian, e po ashtu edhe tre mbesa. Gruaja e tij e parë Monika Arborgast vdíq në vitin 2017.

Dr. Cormillot – i cili jeton në Argjentinë – u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në vitin 2012, por të gjitha gjurmët e tumorit u hoqën pas një operacioni.

Çifti kanë treguar se si kanë punësuar një mësues privat të gjuhës kineze për djalin e tyre, i cili tani është vetëm nëntë muajsh. Dr. Cormillot tha se ai donte që djali i tij të mësonte kinezisht sepse ishte “gjuha e së ardhmes”.

Duke folur për mësuesen kineze të djalit, ai tha: “Emilio ka një person që dy herë në javë flet me të, i këndon dhe luan për të në gjuhën kineze. Meqë është gjuha e së ardhmes, dua që ai të mësohet ta dëgjojë si fëmijë dhe do ta ketë më të lehtë ta mësojë më mirë kur të rritet.”

Dr. Cormillot ka shkruar më shumë se njëqind punime shkencore të prezantuara në konferenca dhe revista ndërkombëtare dhe ka shkruar më shumë se 50 libra kryesisht mbi edukimin shëndetësor.

Burimi: NYP

Related posts

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq

MOMENT TRAGJIK! Një burrë humbet jetën pas sulmit të peshkaqenit në gjirin e…