“Humbja 4-0 në finale është histori e shkuar”, Balaj për sfidën me Egnatian dhe bën premtimin e madh: Vllaznia e nis me pretendime maksimale

Bekim Balaj

Kapiteni Bekim Balaj u shfaq përkrah trajnerit Edi Martini në konferencën e zakonshme për mediat në prag të ndeshjes së nesërme Vllaznia-Egnatia. Ai u shpreh se beson te fitorja dhe se duhet ta nisin mbarë sezonin e ri.

“Normalisht ndeshja e parë pritet me entuziasëm, përqëndrim maksimal, ndeshja e parë e një sezoni të gjatë, por duhen marrë me radhë, i gjithë fokusi është nesër te Egnatia dhe te 3 pikëshi. Egnatia është një ekip që duhet vlerësuar, është kampionia e sezonit të shkuar, deri diku ka bërë një ecuri të mirë edhe në Europë, por që luajmë në fushën tonë dhe qëllimi është të bëjmë më të mirën.

Gjatë sezonit të kaluar që u përballëm me Egnatian ka qenë në baraspeshë, finalja është një histori e shkuar, nis një sezon i ri dhe me besim maksimal. Nuk besoj se ka rëndësi fakti që e nisim sezonin kundër Egnatias, e rëndësishme është fokusi te skuadra jonë, jemi gati. Unë jam lojtar si të gjithë, i njohim ata që janë afruar, pritshmëritë janë të mëdha, por jam i bindur që do të na ndihmojnë shumë. Kënaqësia më e madhe për mua është ta nisim me fitore mbi të gjitha. Vllaznia e nis me pretendime maksimale, ta nisim në mënyrën e duhur, me një mbështetje maksimale nga tifozët në “Loro Boriçi” dhe të jetë një ogur i mbarë për këtë sezon”, deklaroi Bekim Balaj.

Related posts

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull

Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

Vllaznia kërkon përkrahjen e tifozëve, nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën