Vllaznia është në konflikt me Bashkinë e Shkodrës, përsa i përket përdorimit të stadiumit “Loro Boriçi”. Një koncert i programuar aty, ka bërë që te Vllaznia të reagojnë njëzëri. Bekim Balaj, kapiteni i Vllaznisë, ka thënë fjalën e tij për këtë çështje delikate.
DEKLARATA E BEKIM BALAJ
“Mendoj që në Shkodër ka ambiente mjaft për të organizuar koncerte. Ne nuk është se jemi kundër koncerteve. Por që, Shkodra, të gjithë duhet ta dinë që Vllaznia ka ndeshjen shumë shpejt dhe do të luajë këtu. Kemi luajtur dhe besoj do luajmë gjithmonë në “Loro Boriçi.
Për një koncert, të lëmë stadiumin dhe Shkodrën mendoj se është e tepërt. Shpresoj shumë të gjehet një zgjidhje, që i shërben të gjithëve, ne si sportistë për të luajtur në fushë tonë”, u shpreh Balaj.
SHKRESA PËR UEFAN
Vllaznia ka publikuar sot një deklaratë fillimisht, për ta pasur me shkresën e FSHF-së për Bashkinë Shkodër në shkurt.
Pjesë e shkresës është fakti që Shqipëria do të organizojë Europianin U-21 me Serbinë, dhe UEFA pret që në stadium të mos ketë devijime nga projekti sportiv.
Njoftimi i Vllaznisë:
Në lidhje me polemikat e krijuara së fundi për stadiumin “Loro Boriçi” dhe funksionin që ai duhet të luajë, për transparencë dhe informim të opinionit sportiv, po publikojmë shkresën zyrtare që FSHF i adresoi pak muaj më parë Bashkisë Shkodër duke i kujtuar se nuk mund të ketë devijime nga projekti sportiv i destinacionit të këtij impianti.