Më i paguari i Superiores e me një klauzolë prej top-player: ja detajet e kontratës së Bekim Balaj te Vllaznia

Bekim Balaj

Bekim Balaj ka vendosur të firmosë kontratën e re te Vllaznia deri në vitin 2027. 34-vjeçari, të cilit i përfundonte kontrata në fund të këtij sezoni, do vazhdojë të udhëheqë Vllazninë ku filloi hapat e parë në karrierë.

Kujtojmë se kapiteni i kuqebluve e mbylli sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë i kampionatit. Balaj kryeson edhe tani renditjen e golashënuesve duke qenë pikë kyçe për fazën ofensive të Vllaznisë.

Emocionet mënjanë, te Vllaznia janë të bindur se tashmë kanë të gjitha kartat në rregull për të synuar trofetë. E ka të qartë presidenti Xhaferri.  E ka të qartë edhe Balaj, i thirrur në cështje për të shënuar gola e fituar trofe. Detajet e kontratës financiare nuk janë bërë të ditur, edhe pse është mësuar nga burime brenda klubit se Balaj do të ketë një pagë prej 12 mijë eurosh në muaj.  E megjithatë, në kontratën e Balaj ka edhe një klauzolë. Çmimi i kartonit të lojtarit vlerësohet prej 250 mijë euro e në rast se dikush është i interesuar ta marrë përpara fundit të kontratës, duhet të paguajë këtë shifër.

LEXO ME SHUME:Tre kartontë të kuq dhe raste të shpërdoruara, Vllaznia-Dinamo mbyllet mes tensionit (video)

Në një përballje plot emocione, tension dhe raste të humbura, Dinamo dhe Vllaznia u ndalën në një barazim pa gola, në kuadër të javës së 25-të të Superiores. Edhe pse rrjeta nuk u tund në asnjë moment, takimi dhuroi spektakël në një tjetër formë, me tre kartonë të kuq, duele të forta dhe episode të diskutueshme.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)