Nuk ka surpriza! Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë”, trofeu i jepet nga Sulejman Demollari

Bekim Balaj

Me 18 gola në 36 ndeshje gjatë sezonit 2023-2024, Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Balaj shënoi gola të rëndësishëm dhe me skuadrën e Vllaznisë, luftoi deri në fund për titullin kampion, duke arritur me plot meritë në “Final Four”. Çmimin e “Këpucës së Artë” ia dorëzoi legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i cili e përgëzoi Balajn dhe e uroi për më shumë sukses në të ardhmen.

Edhe në sezonin aktual (2024-2025), Bekim Balaj vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin “Abissnet Superiore” me 13 gola.

JUXHIN XHAJA ARBITËR I VITIT

Juxhin Xhaja është zgjedhur “Arbitri i Vitit” 2024 në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF. Xhaja, një nga arbitrat më të dalluar në Shqipëri dhe arbitër i FIFA-s që nga viti 2018, ka spikatur për performancën e tij gjatë vitit 2024, duke vendosur drejtësi edhe në kompeticionet më të rëndësishme europiane si Europa League, Conference League dhe Nations League.

Abritrat e tjerë në garë për këtë çmim ishin Eldorian Hamiti, Enea Jorgji dhe Kreshnik Cjapi.

Në këtë ngjarje speciale, Hiqmet Kuka, ish-arbitër shqiptar i pajisur me stemën e FIFA-s ishte pikërisht ai që ia dorëzoi çmimin “Arbitri i Vitit” 2024 Juxhin Xhajës.

Në fjalën e tij, Hiqmet Kuka shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e Mbrëmjes Gala “Topi i Artë” 2024 dhe përgëzoi Xhajën për këtë arritje.

Juxhin Xhaja u shpreh mjaft i lumtur që çmimi iu dorëzua nga një prej arbitrave më të njohur në Europë dhe i falënderoi të gjithë për vlerësimin.

Topi i Artë 2024 djem: Bekim Balaj, Arinaldo Rrapaj, Albano Aleksi, Ermir Rashica

Topi i Artë 2024 vajza: Ezmiralda Franja, Xhesika Ndoj, Mesuare Begallo, Vanesa Levendi

Trajneri i Vitit 2024: Edlir Tetova, Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic, Ilir Daja

Talenti i Vitit 2024 djem: Emir Rashica, Ermal Meta, Ledjo Tresaj, Ergis Arifi

Talentja e Vitit 2024 vajza: Xhesika Ndoj, Angela Nikaj, Klesta Ago, Herta Hasa

Arbitri i Vitit 2024: Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti, Enea Jorgji, Kreshnik Cjapi

LEXO ME SHUME:Balaj nga një tjetër planet, tris golash ndaj Skënderbeut dhe tërheq Vllazninë drejt Final-Four (video)

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)