Bëhet zyrtare: Nga nesër kush nuk mban maskë do të gjobitet

Është publikuar në Fletoren Zyrtare akti normativ i qeverisë që bën të detyrueshme mbajten e maskave në të gjitha ambientet e hapura dhe të mbyllura.

Ashtu siç është lajmëruar edhe më herët, shkelësit e këtij rregulli gjobiten me 3000 lekë dhe nëse shkelja përsëritet masa administrative arrin deri në 5000 lekë.

Gjobat do të vendosen nga Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake dhe ekzekutimi i saj do të bëhet në faturën e energjisë elektrike të shkelësit.

Related posts

5 Ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur!

Ja 10 ushqimet që janë të domosdoshme për një shëndet më të mirë!

Mëngjeset me 400 kalori! Shijoni ushqimet tuaja të preferuara pa shtuar në peshë