Këngëtajra Beatrix Ramosaj ka treguar jo pak herë se ka një auto-ironi të lartë dhe këtë e vërtetoi pas daljes nga Big Brother Vip.
Këngëtarja i mori me sportivitet gafat dhe deklaratat e thëna në reality show, por me statusin e sotëm mund të themi që ka kaluar çdo pritshmëri.
Ju kujtohet komenti i Trixës në foton e Borës ku takonte Donaldin në BBV, ku shkruante: “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtit. Të dua zemër”.
Komenti i mësipërm u bë viral dhe e shoqëroi Trixën gjatë gjithë qëndrimit në Big Brother Vip për mënyrën se si rrodhën gjërat deri në lidhjen e saj me Donaldin.
Sot Beatrix ka postuar në Twitter një pyetje:
“Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”
Epo nëse komshinjtë nuk çmenden, e sigurtë është komentuesit kanë “luajtur mendsh”.
Poshtë pyetjes së trixës kanë vërshuar qindra komente, disa kritikues dhe disa të tjerë mbështetës.
Nuk dimë me siguri se për çfarë e ka Trixa këtë pyetje, por duket si një thumbim i hapur pas lajmeve se Donaldi dhe Bora janë rikthyer bashkë.