Beatrix nuk kursen ironitë, statuset e saj ngrenë dyshime të forta se thumbat janë për ish-in (FOTO)

Megjithëse është treguar e tërhequr dhe mjaft diskrete që pas daljes nga Big Brother Vip dhe ndarjes nga Donaldi, Beatrix nuk i ka kursyer thumbat në rrjetet sociale. Nëse keni dëgjuar ndonjëherë për “vrasjen me pambuk”, mund të themi që ky është rasti, teksa këngëtarja në një mënyrë fine arrin të shprehë ndjenjat e saj dhe pabesinë që iu bë në mesin e zërave që tashmë Donaldi dhe Bora janë rikthyer bashkë.

Jo më larg se para dy ditësh Trixa postoi një shprehje në rrjetet sociale, e cila ngriti dyshime të shumta. “Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos treguar anën tënde të historisë? Atje jashtë duke shpëtuar jetë”, shprehej Trixa.

Por mos mendoni që mbaron me kaq. Në postimin e fundit në Instagram këngëtarja duket mjaft në formë dhe vëmendja është tek statusi me të cilën shoqëron imazhet.

“Lloji i femrës që vjen njëherë në jetë”, ka shkruar Trixa për veten.

A është ky një mesazh për aktorin Donald Veshaj? Fansat kanë teoritë e tyre dhe shumica mendojnë që po, ironitë janë për historinë e shkurtër të tyre.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!