🚨 E FUNDIT/ Klubi rus interesohet për Zabërgjan, Dinamo kërkon shifrën e ekzagjeruar 💰

Baton Zabërgja

Baton Zabërgja është në radarin e Rubin Kazan. Sulmuesi i Dinamos kërkohet nga klubi rus, që kërkon të shtojë forcat në fazën ofensive. “Legalbet” zbulon se klubi dinamovit do të ishte i gatshëm për të lënë të lirë yllin e skuadrës, në rast se ofrohen 2.5 milionë euro. Kjo shumë ndërkohë është e padëgjuar më parë për Superioren.

Zabërgja është pjesë e Dinamos nga vera e vitit 2023. Shpërthimin e pati në këtë edicion me Ilir Dajën si trajner. 24-vjeçari shënoi 15 gola në total, ndërsa asistoi edhe 10 të tjerë në të gjitha kompeticionet. Dinamo fitoi Kupën e Shqipërisë pas 22 viteve pritje. Ky trofe ishte i pari për Zabërgjën në karrierën e tij. Në rast se do të konkretizohej lëvizja te Rubin Kazan, do të bashkohej me tre sulmues të tjerë shqiptarë. Pjesë e klubit rus janë Daku, Çuni dhe Shabanhaxhaj.

INTERESIMI PËR KARAMBAN

Dinamo e këtij viti ishte një skuadër me shumë elemente të spikatura në organikën e vet, që natyrshëm janë shndërruar në “shënjestra” nga klubet e huaja që luajnë në liga më të pasura. Deri më tani kemi folur për emra si Mandela, Zabërgja apo Gudiaby, teksa së fundmi në skenë mësohet se ka dalë edhe Gasama Karamba, një nga pikat kryesore të dinamovitëve në mesfushë. 20-vjeçari me kalimin e javëve u bë vendimtar për formacionin e Ilir Dajës, teksa tashmë mediat e huaja raportojnë se klube nga Belgjika, Bundesliga e dytë gjermane dhe Kroacia kanë shfaqur interes për të.

LEXO ME SHUME:Spikati këtë sezon, mesfushori i Dinamos ka oferta nga Belgjika, Gjermania dhe Kroacia (FOTO)

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit