Basketbollistja e Tiranës motivon Ernest Muçin, udhëton në Stamboll për ta përkrahur në ndeshjet e fundit të kampionatit

Ernest Muçi

Ernest Muçi po kalon një formë pozitive me fanellën e Besiktas-it. Sulmuesi u transferua në merkaton e dimrit nga Legia te klubi turk. Aktualisht Besiktas është në luftë për të arritur një pozicion që të çon në kupat e Europës, por klubi bardhezi nuk po duelon vetëm për një pozicion komod në klasifikim, por edhe të arrijë finalen e Kupës së Turqisë. Kryeqytetasit do të përballen nesër me Ankaragucu në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës dhe fitorja është kusht pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë.

Menjëherë pas kësaj, do të rikthehen në fushë për kampionatin ku do të luajë 3 ndeshjet e fundit ndaj Alanyaspor, Hatayspor dhe Kasimpasa. Tre finale ku kërkohet me çdo kusht maksimumi.

Duhet motivim dhe Muçi duket se e ka gjetur. Klea Verri, basketbollistja e Tiranës, pasi fitoi kampionatin e vajzave me bardheblutë u nis menjëherë drejt futbollistit të Kombëtares, siç duket edhe nga foto e ndarë në Instagramin e saj. Ernesti dhe Klea janë të lidhur prej vitesh, që nga gjimnazi, dhe jetën sentimentale kanë preferuar ta mbajnë private, megjithatë nuk mungojnë ‘zemrat’ në komente apo foto të ndara në rrjete sociale.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit