Basketboll/ Sherr mes tifozëve! Karrige të thyera dhe mjete piroteknike në parket, tifozi i Prishtinës bëhet për spital (video)

Është tensionuar edhe më shumë situata në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, aty ku po zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll. Në finale të kësaj gare janë Sigal Prishtina dhe Trepça.

Pak çaste pas përfundimit të pjesës së parë, në tribuna u përmbys gjithçka. Ka pasur hedhje të mjeteve shpërthyese, si dhe shumë karrige tashmë janë shkatërruar. Pas këtij incidenti, reaguan edhe forcat e policisë.

Kujtojmë se të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve janë dy grupet e tifozëve, “Plisat” dhe “Torcidat”, të cilët nuk kanë aspak raporte të mira.

KLIKO VIDEON KËTU

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)