Bashkëshortja e Genc Fugës bën falënderimin special për Flor Mumajesin: Nuk mund të mos ua them të gjithëve se ke një zemër flori

Kanë qenë regjisorët Mevlan Shanaj dhe Kiço Londo të parët që bën të pamundurën që Genci të merrte ndihmën mjekësore në kohë, pas goditjes në tru mbrëmjen e së shtunës që lamë pas.

Siç zbulon aktorja Eni Jani, në një status mirënjohje të saj në rrjetet sociale, këngëtari Flori Mumajesi është një ndër artistët që nuk e ka kursyer ndihmën e tij.

“Genci, me Zotin para dhe me gjithë dashurinë e njerëzve ne të dy do kemi një rrugë të vështire përpara… por ashtu siç duhet, sepse shumë njerëz me bujarinë e tyre e kanë bërë të mundur që këtë rrugë ta kemi të përballueshme. Dhe në fund o Flor Mumajesi, e di që do më thuash pse, por nuk mundem të mos ia them të gjithëve se ke një zemër flori”, ka shkruar ajo, duke mos harruar të bëjë një falënderim special për solidarizimin e shqiptarëve të thjeshtë. Faleminderit për atë mbështetje zemre që nga momenti i parë të dashur miq, të njohur dhe të panjohur, sidomos ju të panjohur qe madhështinë e Gencit e sollët aq ngrohtë tek unë me respektin e simpatinë për të”, thotë më tej aktorja.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!