Basha voton “projektin mafioz”/ Berisha poston VIDEON: Kur të marrin peng, nuk përfaqëson dot as veten!

Deputeti Lulzim Basha bashkoi votat dje me Edi Ramën për të kaluar zgjatjen e vetingut, për të cilin në vitin 2017 ishte shprehur se është një projekt mafioz.

Duke postuar një video ku krahasohen qëndrimet e Bashës, lideri historik demokrat, Sali Berisha shkruan se Basha është i marrë peng. “Kur të marrin peng, nuk përfaqëson dot as veten tënde,” shkruan ai.

Në video shihet Basha duke deklaruar në vitin 2017 se: “Projekti i vetingut është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë, për llogari të Edi Ramës. Kanë marrë peng ekspertët e Bashkimit Europian”.

Ndërkohë dje ai deklaroi se këtij ‘projekti mafioz’ duhet “t’i japim shanset që të korrigjohet’.

Related posts

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!