Basha në takime me biznesin: Rama po më kopjon, t’u kërkojë falje shqiptarëve

Lulzim Basha thotë se synon të instalojë një tjetër kulturë politike, ku kush hyn në zgjedhje të vijë me plan konkret, kush nuk e zbaton të largohet.

Nga ambientet e një biznesi në autostradë, përsëriti dhe njëherë alternativat e tij për  t’i ardhur në ndihmë biznesit, ndërsa akuzoi kryeministrin për kopje.

“Atë që nuk ka bërë për 8 vjet, për 2 muaj do ta premtoj se do ta bëj për 4 vitet e ardhme. Bën shfaqje kompjuterike për gjëra që nuk ekzistojnë. Pastaj, sulmon ndaj planin tonë ekonomik, madje ditën e sulmon, dhe natën e kopjon”, deklaroi ai.  

Muajt e mbetur nga zgjedhjet dhe kohën që shpenzon në televizor, sipas kreut te PD-së kryeministri duhet ta përdorë për të kërkuar falje ndaj shqiptarëve.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025