Basel mendon për të ardhmen, firmos me futbollistin shqiptar

Dion Kacuri është transferuar te Baseli nga Grasshopper, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2028. 19-vjeçar i këtë sezon ka shtatë paraqitje në Superligën e Zvicrës dhe njihet si lojtar me të ardhme. Gjithsej në Superligë ai i ka luajtur 28 ndeshje, ndërsa është paraqitur për grupmoshat zvicerane U18, U19 dhe U21.

 

“Sigurisht jam jashtëzakonisht i lumtur që, si lojtar i ri zviceran, mund të kaloj në një klub aq të madh siç është Baseli. I jam mirënjohës Grasshoperit për gjithçka që ka bërë për mua”.

“Tani e tutje e vetmja gjë që ka rëndësi për mua është Baseli dhe do të bëj gjithçka që mundem që të vazhdoj rrugën time këtu dhe të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Kacuri për faqen zyrtare të Baselit.

Baseli është i mbushur me shqiparë, pasi aty luajnë janë Taulant Xhaka, Benjamin Kololli, Leon Avdullahu, Albian Ajeti.

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës