Bardhi thirrje të fortë demokratëve: Mos i japim pushtet Metës, na ka kthyer kurrizin

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hapur fushatën elektorale në Lezhë. Bardhi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se PD në Lezhë u bë pjesë e zgjedhjeve duke mos e copëzuar alternativën e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit.

Në takim Bardhi u kërkoi demokratëve të mos përsërisin gabimet e së shkuarës, fuqizimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Në qytetin e Beslidhjes së Lezhës ne u bëmë pjesë e zgjidhjes, duke mos e copëzuar alternativën e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. Në nisje të fushatës zgjedhore në këtë bashki theksova se si opozitar ne duam që Pjerin Ndreu, model i keqqeverisjes lokale, të mos jetë kryetar i Bashkisë së Lezhës.

Lezha dhe banorët e saj meritojnë një qeverisje të përgjegjshme, me individë me integritet dhe që përfaqësojnë interesit më të mirë të qytetarëve. Për këtë ne kemi paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak të Lezhës, me gra e burra, djemë e vajza, që e duan Lezhën dhe qytetarët e saj.

Ne jemi aty ku kemi qenë në 32 vjet, në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD, duke mos menduar me inat sot për sot, por për atë që e pret PD nesër. Kemi qenë dhe do të mbetemi përjetë demokratë. Në 2023 nuk mund të përsërisim gabimet e të shkuarës. Të gjithë e mbani mend se sa herë i kemi dhënë pushtet të pa merituar me votën e demokratëve Ilir Metës, na ka kthyer kurrizin dhe e ka përdorur për të fuqizuar, sjell apo mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Për këtë arsye, në 14 Maj, votoni Partinë Demokratike, votoni listën e këshilltarëve të Partisë Demokratike. Kjo nuk është koha që me votën e demokratëve të fuqizohen parti të tjera, përfshirë partinë e Ilir Metës. Kjo është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj!

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!