Barazimi që dëshpëroi Abilaliaj: Kam rezerva për gjykimin, kishim 9 mungesa ndaj Dinamos

Partizani nuk arriti të rikthehej te fitorja teksa u ndal sërish në barazim përballë Dinamos. Një ndeshje pa gola, por me raste të shumta që në fund u ndan nga 1 pikë ekipeve. Trajneri i të kuqve, Arbër Abilaliaj dha prononcimin e tij për MCN TV ku foli për lojën, dëmtimet si dhe derbin e rradhës me Tiranën.

“Jam i kënaqur duke patur parasysh mungesat dhe situatën që ishim. Besoj që pjesën e madhe të lojës kemi bërë mirë, na mungoi pak agresiviteti i zakonshëm. Krijuam edhe raste ndaj jam i kënaqur. Sot prisja vetëm golin, patëm raste me Sembene, Janjeva, Mensah, Birçe. Një pjesë e parë goxha pozitive, rënie e vogël në pjesën e dytë por u futëm sërish në gol. Keqardhje në këtë kuptim. Donim ta fitonim me sesbën këtë ndeshje, por kam edhe një rezervë deri diku për gjykimin, por duhet t’i kënaqemi pikës së sotme.

Sot munguan 9 ose 10 lojtarë, por të shikojë ata djem në fushën e lojës sot, do të ishin në fushë në çdo lloj ekipi. Pjesën e dytë futëm lojtarë dinamik dhe agresiv, Partizani e ka të vështirë të dalë në lojën e tij nëse mungon agresiviteti. 95% e këtij formacioni do të jetë edhe ndaj Tiranës.”

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)