Barazimi ndaj Shqipërisë, gazetat “masakrojnë” lojën e Çekisë: Turp, Silhavy largohu

Shqipëria ia doli të merrte një pikë me shumë vlera ndaj Republikës Ceke, me takimin që u mbyll në barazim me rezultatin 1-1. Kuqezinjtë u larguan nga shtëpia e kryesuesve të Grupit E me kokën lart, që ndoshta mund të kishim befasuar kundërshtarin në rastet që na u servirën.  

Nuk ishte ndeshja më brilante nën drejtimin e Sylvinhos, por ishte e kujdesshme e me pak gabime, që për fat nuk na dënuan këtë herë. Në Shqipëri u përjetua si një fitore, ndryshe nga cekët që kanë nisur kritikat e para për atë se cfarë ndodhi në Pragë. Gazetat dhe portalet më kryesore kanë pasqyruar 90 minutëshin që Republika Ceke zhvilloi. Isport Blesk në faqen e parë ka vendosur si titull kryesor:  Republika Ceke-Shqipëri 1-1. Goli i Çernit nuk mjafton, miqtë barazojnë me një goditje në portë.

Portali Sport ka publikuar një artikull ku shkruhet: Një turp i madh, duhet të fajësojmë veten. Gazeta Denik shkruan: Një rrugë që nuk të çon drejt suksesit. Silhavy largohu, referuar lojës që çekët zhvilluan ndaj Moldavisë dhe së fundi ndaj Shqipërisë.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)