Barazimi ndaj Bolognas, Pioli e ka me arbitrimin: Na mungojnë dy penallti, erdhëm për të fituar

Stefano Pioli, trajneri i Milanit ka komentuar barazimin që skuadra e tij mori 1-1 ndaj Bologna-s.
“Performanca ishte pozitive, por ne nuk duhej të pësonim një gol të tillë – komentoi trajneri i kuqezinjve në fund të ndeshjes -.

“Shpenzuam energji, por më pas bëmë një paraqitje të mirë. Na mungoi preciziteti në realizimin e rasteve që patëm, pastaj ishim të pafat në episodet e arbitrimit”.

Për penalltitë e pretenduara nga kuqezinjtë: “Të dy ishin, dinamika e topit të dorës të thotë se është penallti. Krahu ishte i gjerë. Na vjen keq sepse bëmë gjithçka për të fituar dhe nuk ia dolëm”.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)