Barazimi me Tomorin ishte një pikë e artë, por lajmet nga infermieria nuk janë të mira për Korabin

Barazimi i Korabit ndaj Tomorit në transfertë mund të jetë një pikë e vlefshme për ekipin dibran, por lajmet nga infermieria nuk janë të mira. Në minutën e 10′, sulmuesi i Korabit Ariel Dobra u dëmtua në një kontakt me kundërshtarin, dhe sipas informacioneve të fundit, futbollisti ka thyer klavikulën e shpatullës, një dëmtim që mund ta mbajë për katër muaj jashtë fushave të blerta.

Lajm jo i mirë vjen edhe për Dionis Çikanin, mesfushori i cili firmosi vetëm disa javë më parë, u dëmtua në seancën e fundit stërvitore, futbollisti ka ndjerë probleme në gju. Mësohet se ish-lojtari i Partizanit do t’i nënshtrohet rezonancës për të mësuar shkallën e dëmtimit.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)