Banori i “Big Brother Vip” debaton ashpër me Oltën dhe ia plas në sy të gjitha: Luizi të ka ulur në mënyrë denigruese (VIDEO)

Gerti dhe Olta kanë debatuar ditën e sotme me njëri-tjetrin pasi kjo e fundit i tha Gertit që ai e cilëson kot si gënjeshtare dhe mashtuese. Olta tha se Luizin e toleron kur e thotë një gjë të tillë, pasi ashtu e kanë nisur lojën me njëri-tjetrin dhe sipas saj, banorët e rinj që thonë që Olta gënjen, flasin kot pa u bazuar mbi fakte.

Nga ana tjetër Gerti i tha që atij nuk i pëlqen aspak mënyra si ajo luan dhe as raporti që ka krijuar me Luizin. Sipas tij këngëtari e ka ulur Oltën në mënyrë denigruese, por ajo sërish shkon e puth dhe e përqafon.

Teksa Gerti shtoi se aktorja nuk ka të njëjtën sjellje me Fotininë apo ndonjë banor tjetër, Olta i sqaroi se Luizin e ka xhan sepse kanë kaluar 90 ditë bashkë. 

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…