“Banda”e LSI-së nuk mund të bërtas “kapeni hajdutin”

LSI, ka filluar të çirret së fundmi për segmentin rrugorë Kardhiq-Delvinë.

Si forcë politike dhe opozitare, sigurisht duhet të ngrenë zërin, por fakti se është e njëjta forcë, zyrtarët e sëcilës janë akuzuar dhe kanë përfunduar në gjykata, me akuzat për korrupsion, ia ul kokën e bën të pabesueshme.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, që është bërë deputet me 362 vota, ka reaguar për investimin në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Punimet në rrugën Kardhiq – Delvinë, që kanë nisur që në vitin 2007, që në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha, pra rreth 14 vite më parë, kur edhe LSI-së ka qenë në pushtet.

Kur zyrtarët e saj çdo ditë raportoheshin për korrupsion dhe shpërdorim detyre, njëri prej të cilëve është edhe ish Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.

Punimet në këtë segmente rrugor nisën në kohën e Berishës dhe rruga u la në rrugëve nga Haxhinasto i LSI-së.

Nga 2013 deri në 2017, jo vetëm në investimin për segmetin rrugor Kardhiq-Delvinë por edhe në segmente të tjera rrugore si Qukës-Qaf Pllocë apo Tiranë-Elbasan, dyshohet se të gjitha zullumet drejtoheshin nga Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj pas tij dhe në fund janë firmosur nga Albion Aliko.

Në vitin 2018, për rrugën Tiranë-Elbasan u vunë në pranga zyrtarë të LSI-së, nën verifikim nga Prokuroria për Krime të Rënda, sot SPAK, u vu edhe ish Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.

Më 19.02.2018, Haxhinasto u pyet për më shumë se dy orë nga prokurorët e Krimeve të Rënda për llogari të dosjes së rrugës Tiranë-Elbasan.

Për të njëjtën çështje, Krimet e Rënda arrestuan ish-drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarë, Albens Alite dhe Aksel Qurduka.

Dashamir Xhika qëndroi për 4 vjet në krye të ARRSH-së. Ai vinte nga radhët e LSI-së dhe nuk u lëviz, pavarësisht akuzave për korrupsion.

Të tre ish-zyrtarët dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm që prokuroria e përllogarit në 80 milionë euro.

Aksel Qurduka ka mbajtur postin e ish-Drejtorit të Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, ndërsa Albens Alite, ishte drejtor i kësaj njësie, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptarë.

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet e zyrtarëve në fjalë kapte vlerën e 53 milionë e 983 dollarë. Ndërsa16 milionë e 177 dollarë është dëmi nga shkelja e disiplinës financiare. 

Pra, zyrtarët e LSI-së, akuzohen me dokumenta dhe ende nuk dihet se si shpëtoi nga prangat, ish Ministri Edmond Haxhiansto.

Ndërsa faktet nuk mungojnë, sot “banda” e LSI që namin e vetëm e ka për hajdutëri del dhe bën thirrje për kapje të hajdutit.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!