Bamir Topi komenton foton e Sali Berishës në krah të Enver Hoxhës: Sa një mijë fjalë, flet vet! Kjo shpjegon…

Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi e lidh rrugëtimin e Sali Berishës në politikë me Katovicën.

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në “RTSH 24”, Topi e ka lidhur fotografinë me platformën e Katovicës, sipas të cilës, pas rrëzimit të komunizmit në vendet lindore të Europës ish-komunistët do ishin përsëri në pushtet në një formë tjetër. Topi ka bërë edhe shpjegimin konkret të fotografisë, duke shquar edhe emra të tjerë që janë fiksuar në këtë fotografi.

Zoti Topi, cili është komenti juaj lidhur me fotografinë që është publikuar në gazetën “TemA”, në të cilën shfaqet Sali Berisha me diktatorin Enver Hoxhë në vilën e tij?

Ka disa rubrika si “Foto që flasin vetë”, apo edhe “Një foto sa 1 mijë fjalë”. Kjo është foto sa një mijë fjalë. Çfarë të them unë?! Shiko, të gjithë politikanët pas vitit 1990 nuk janë prodhuar nga institute të kualifikuara për politikë. Secili erdhi nga profesione të ndryshme. Zgjidhjet politike nuk kanë qenë më të mençurat, por kanë qenë nga rrethanat apo papjekuria. Çështja është se askush nuk e kthen kokën se çfarë ka ndodhur në këto 30 vite në Shqipëri nga orientimet që Gorbaçovi i dha në prag të ndryshimeve të mëdha për të gjitha vendet e Lindjes.

E keni fjalën për platformën e Katovicës?

Katovica. Keni një analizë shumë realiste të profesor Servet Pëllumbit. Përse nuk e ktheni kokën atje për të parë kush hyri në politikë, nga hynë dhe sa bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit kishte në prurjet në politikë, edhe të krahut të djathtë, dhe përse nuk u bë ligji për bashkëpunëtorët dhe lustracionin. E kërkova në vitin 2006 lustracionin së bashku me zotin Majko dhe u pengua kjo nismë. Këtu nis e gjitha, te Katovica.

Do doja një koment konkret për fotografinë.

Unë shikoj në këtë foto Enver Hoxhën, Nexhmije Hoxhën në pritje, domethënë ata që e kanë pritur profesor Isuf Kalon, Sali Berishën dhe i treti është ish-kryetari i Urdhrit të Mjekëve, Dine Abazi. Kjo nuk është e vetmja fotografi?

Ju mendoni se u deshën 30 vite për të interpretuar Berishën, si ka hyrë dhe çfarë ka njohur. Më mirë fare do ishte t’ua jepje protagonistëve ta shpjegojnë çfarë ka ndodhur aty, kush ka qenë, pse ka qenë. Unë di që gjatë komunizmit kur kaloja në trotuarin përbri Bllokut, më thoshte ushtari zbrit poshtë. Ndonjëherë mungonte kurajoja për të parë. Për hir të së vërtetës krijohej një lloj kurioziteti për ta parë në 360 gradë Bllokun. Unë dilja sepse kam qenë në moshën e rinisë dhe dija shumë mirë konfiguracionin ku hyhej dhe ku dilej. Dhe kishte rrugët periferike të Bllokut, kishte pallatet e banuara. Dija kush banonte afër. Bulevardi i Tiranës ishte institucioni i disidencës.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij