Ballkani përforcohet në merkato, Zrinjski zyrtarizon huazimin e Ismajlgecit

Marsel Ismajlgeci është futbollisti më i ri i Ballkanit. Mbrojtësi i majtë bashkohet me kampionët e Kosovës si huazim nga skuadra boshnjake Zrinjski Mostar deri në fund të edicionit. Përkundër se te Ballkani ende nuk ka ndonjë njoftim, klubi boshnjak tanimë ka zyrtarizuar huazimin e tij në Suharekë.

“Zrinjski Mostar dhe kampioni aktual i Kosovës FC Ballkani pranuan huazimin e Marcel Ismajlgecit deri në fund të sezonit aktual. Mbrojtësi shqiptar erdhi në merkaton e janarit  në të cilën bëri dhjetë paraqitje. Marselit i urojmë shumë fat dhe suksese në fanellën e Ballkanit”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit boshnjak.

23-vjeçari pritet të jetë një përforcim i madh për Ballkanin, edhe pse në krahun e majtë të mbrojtjes suharekasit kanë edhe Lorenc Trashin dhe Arbër Potokun.

Related posts

U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)

Nga Shpëtim Duro te Collella, Sinan Idrizi vendos përfundimisht emrin e trajnerit të ri të Flamurtarit

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)