Ballkani i Ilir Dajës është bërë ekspert në Europë, mposht ekipin nga Gjilbraltari dhe do të përballet me ekipin që eleminoi Partizanin

Ballkani fiton edhe takimin e dytë ndaj Lincoln Red Imps dhe rikthehet sërish në raundin “play-off” të Conference League. Kampionët e Kosovës triumfuan 1-3 në transfertë, falë golave të Meriton Korenicës (eurogol), kapitenit Edvin Kuc dhe Qëndrim Zybës në pjesën e dytë.

Ndërkohë që spanjolli Juampe realizoi golin e nderit për vendasit. Skuadra e Ilir Dajës u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Objektivi i radhës është kualifikimi në fazën e grupeve. Njësoj si verën e kaluar.

Ballkani do të përballet në dy “finalet” e mëdha kundër humbësit të çiftit Sheriff Tiraspol (Moldavi)-Bate Borisov (Bjellorusi). Ndeshja e parë u fitua 5-1 nga skuadra e moldave.

Related posts

Ardian Ismajli jashtë fushave për 1 muaj, Torino mendon ta zëvendësojë me një tjetër lojtar të Kombëtares (EMRI)

E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…