Ballkani “harron” të luajë futboll, ekipi i Dajës eleminohet nga Champions mes gabimeve amatore (video)

Ludogortes është treguar shumë i fortë për Ballkanin në e dytë të Champions League, sfidë që u mbyll me rezultatin 4-0 në favor të bullgarëve. Ndeshja e parë në Prishtinë ishte mbyllur 2-0 në favor të Ballkanit dhe me rezultat të përgjithshëm prej 4-2, Ludugorets avancoi më tej.

Bullgarët shënuan që në rastin e parë, kur Bernard Tekpetey në minutën e katërt ishte e saktë me kokë për 1-0. Goli i dytë erdhi në minutën e parë të kohës shtesë, ku sërish nga e majta harkuan bullgarët, ndërsa në zonë më së miri u gjend sërish Tekpetey që shënoi për 2-0. Pjesa e dytë ka nisur me gol për Ludogorets, ku Matias Tissera shënoi pas një gabimi qesharak nga Bajram Jashanica në zonë për 3-0.

Ballkani pas golit të tretë luante me më shumë guxim, duke krijuar një rast të mirë me Almir Kryeziu, por goditja e tij shkoi mbi portë. Në minutën e 78-të, mbrojtja e Ballkanit gaboi kur Caio Vidal mori një asistim nga Spas Delev për të shënuar për 4-0.

Related posts

Mbylli aventurën me Llapin, ish-portieri i Kombëtares U-21 Vokli Laroshi opsion për skuadrat e Superiores

Nuk ka rinovuar ende me Egnatian, Partizani gati të përfitojë; nis bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit

“Fol ti më mirë”/ Ndeshja ndaj Serbisë, konferenca e Hysajt dhe Qazim Laçit shkakton të qeshura (video)