Klasike për infarkt! Balaj është “BEKIM” i Vllaznisë, dy golat e sulmuesit fundosin Tiranën në renditje

Balaj

Vllaznia nen shenjen e Bekim Balaj. Klasikja e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, në një mbrëmje të nisur keq e përfunduar festë në Shkodër. Vllaznia imponohet 2-1 përballë Tiranës e paaftë të mbajë ritmin e presionin, edhe kur u duk se mund të futej në lojë. Vendosi dygolëshi i Balaj, me një performancë fantastike që duket se ia ka marrë dorën bardhebluve, pasi i ka shënuar në tre ndeshjet e këtij sezoni.

Pas humbjes ndaj Dinamos, Tirana e Maganit ishte e thirrur në Shkodër të jepte një përgjigje për ambicjet dhe mundësitë e saj. Bardheblutë dështuan ta bëjnë, pavarësisht se diktuan një pjesë të parë me shumë mundësi të shpërdoruara, e ku goli do të shënohej në minutën e 14′ me Rimal Haxhiun që vendosi heshtjen në Shkodër.

Por kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj aktivizoi fuqitë e tij dhe përmbysi ndeshjen. Si fillim shkodrani shënoi në minutën e 51-të, e më pas në të 84-tën, duke i dhënë të tijëve një fitore prestigji në Klasike.

Me këtë triumf, Vllaznia shkon në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Dinamo kryesuese. Madje shkodranët parakalojnë në renditje Partizanin dhe Egnatian.

Në krahun tjetër, me 18 pikë të grumbulluara, bardheblutë e Tiranës mbeten në vendin e 9-të, atë të parafundit.

LEXO ME SHUME:Vllaznia kërkon “bekimin” e Balajt, sulmuesi nuk shënon prej pesë ndeshjesh

Related posts

U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)

Nga Shpëtim Duro te Collella, Sinan Idrizi vendos përfundimisht emrin e trajnerit të ri të Flamurtarit

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)