Balaj është “BEKIMI” i Vllaznisë, sulmuesi bën premtimin në prag të sfidës me Tiranën: Jemi në formë të mirë, synojmë…

Vllaznia përballet me Tiranën, të shtunën në “Loro Boriçi”, ora 17:00, dhe për kapitenin e kuqebluve, Bekim Balaj, ndjesia në skuadër është e mirë pas fitores me Dinamon të hënën. Duke folur në lidhje me këtë përballje, ai thekson se Vllaznia synon të ruajë vazhdën e rezultateve pozitive.

“Është një ndeshje që pritet me interes, për vetë vazhdimësinë që kemi patur në ndeshjet e fundit. Me Tiranën ka gjithmonë një rivalitet, që është historik. Më e rëndësishmja është që skuadra është mirë, vijmë në një moment të mirë dhe synojmë tri pikët e radhës në Shkodër”.

Fitorja me Dinamon i ka dhënë më tepër moral skuadrës – “Është e vërtetë, një fitore me një rival direkt për një vend në katërshen e parë, një fitore që na dha një farë distance nga Dinamo. Gjithashtu, na dha mundësinë për të arritur vendin e dytë për herë të parë në këtë sezon. Sigurisht, tani bëhet akoma më e vështirë, ndeshjet afrohen nga fundi, janë shumë pikë në lojë, por e rëndësishme është që ti marim ndeshjet me radhë dhe kundërshtari i radhës është Tirana, që vlen tri pikë edhe për ne”.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit